Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Milan rinovon kontratën me lojtarin, mesfushori “burgoset” në San Siro

Milani ka rinovuar kontratën me Tommaso Pobega. Mesfushori ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin deri më 30 qershor 2025. 21-vjeçari ka fituar besimin e drejtuesve pas sezonit të mirë që bëri me Pordenone.

“Djalli” e kishte huazuar të riun për të fituar eksperiencë. Pogeba ia doli mbanë mjaft mirë, pasi në 33 ndeshje të luajtura, 31 si titullar arriti të shënojë 5 gola. Pioli po mendon që ta mbajë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Pobega mund të ketë shansin e tij në Serie A. Ai pritet të duelojë për një vend titullari, megjithatë do të jetë trajneri që do të thotë fjalën e fundit. Pobega shihet si një futbollist premtues për të ardhmen.

Related posts

QARJA e kapitenit të Panamasë gjatë himnit, bën xhiron e rrjetit… (FOTO+VIDEO)

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Endri Çekiçi shënon gol spektakolar (VIDEO)

Delo.autor

KLUBI NË PRAG FALIMENTI/ “Xhevahirët” mbajnë peng revolucionin te Skënderbeu, Takaj mes dy zgjedhjeve

Delo.autor

Leave a Comment