Futboll Seria A Sport

“NA SILLNI MESSIN”! Tifozët i kërkojnë “Pleshtin” drejtorit sportiv të Inter (VIDEO)

Inter dhe Antonio Conte kanë vendosur të ecin përpara së bashku. Pas më shumë se tre orësh nga mbledhja e zhvilluar, “tymi i bardhë” ka mbërritur në një vilë në Somma Lombardo jashtë Milanos.

Në orën 18:30 njoftimi për shtyp i klubit zikaltërr: “Takimi i sotëm midis klubit dhe Antonio Conte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë. Me të u hodhën themelet për të vazhduar së bashku projektin”.

Sakaq, disa tifozë që prisnin jashtë i kërkuan drejtorit sportiv Ausilio (konfirmuar së bashku me Marotta nga klubi) Messin! “Na sillni Messi! Messin duam!”, degjohet te video.

Në këto orë, në fakt, lamtumira e bujshme e argjentinasit në klubin blaugrana po bën xhiron e botës…

Related posts

OLYMPIACOS-BAYERN MUNICH/ Sulmuesi El Arabi mposht Neuer dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

FENOMENAL/ MESSI kap LEGJENDËN E REALIT me magjinë e radhës (VIDEO)

Isa.Autor

UFC/ Adesanya mbron titullin, në peshën e mesme mbetet i pamposhtur

Delo.autor

Leave a Comment