Futboll Seria A Sport

I ELIMINOI ME EKIPIN E TIJ NGA CHAMPIONS/ Juventus gati të bëjë ofertë zyrtare për mesfushorin…

Sipas raportimeve në Francë, Juventusi po përgatitet të bëjë ofertën e parë për mesfushorin e Lionit, Husem Aouar. 22-vjeçari i talentuar kërkohet nga shumë skuadra të tjera, përfshirë Arsenalin dhe Mançester Sitin.

aouar

Sipas “Footmercato”, një ofertë zyrtare pritet të bëhet nga Juventusi në ditët në vazhdim. Lion kërkon 60 milionë euro për shërbimet e Aouar, dhe bardhezinjtë nuk duket se do paguajnë shumën e plotë. Juventus po mendon të përfshijë lojtarë të tjerë në negociata ose ta transferojë mesfushorin me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Gjatë sezonit 2019-2020, Aouar shënoi 9 gola dhe dha 10 asiste në 40 ndeshje. Mesfushori madje ndihmoi Lionin të eliminojë nga Championsi Juventusin dhe Mançester Sitin.

Related posts

KRISHTËLINDJET/ Ja urimi që bën Elseid Hysaj me djalin e tij për festat në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

MIQËSORJA E KOMBËTARES KUNDËR LUKSEMBURGUT/ Trajneri Maran: Elsi do të jetë kapiten, na mungon Mehmeti

F.autor

REZULTAT FËMIJËSH/ Ndodh sot në SHQIPËRI, shënohen 21 GOLA në një ndeshje (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment