Futboll Sport

IBRAHIMOVIC TEK MONZA/ Galliani zbulon prapaskenat: Po të kishte thënë po…

Monza ka ëndërra të mëdha, e shtyrë nga entuziasmi i tifozëve të saj. Në merkaton e kësaj vere janë regjistruar edhe “hitet” e para. Blerja e fundit është Carlos Augusto, mbrojtës i majtë, i marrë nga brazilianët e Corinthians. Synimi është ngjitja në Serie A, çka do të ishte diçka historike. Të shtunën e 5 shtatorit do të jetë koha për një ndeshje miqësore kundër Milanit në një “San Siro” të shkretë për arsye të dukshme; Covid-19.

Një derbi i vërtetë zemre për Adriano Galliani, i cili, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, tha: Një emocion i shkëlqyeshëm, që përmban historinë e një jete. Është një takim që e kam dashur shumë. Për mua do të jetë një ballafaqim “romantik”. Vetëm dy gjëra më trishtojnë. E para: stadiumi pa tifozë është një goditje në zemër. E dyta: le të shpresojmë që si kundërshtarë të mos futemi në dhomën e zhveshjes së Interit…”

Për ca kohë, Zlatan Ibrahimovic ishte një sugjerim tregu për “Brianza”, kur e ardhmja e tij te kuqezinjtë dukej në dyshim të fortë. Galliani sqaron: “Ne kemi biseduar shumë herë, ruajmë një marrëdhënie fantastike. Ibrahimovic ishte një ëndërr, po të kishte thënë po… Shpresoj ta takoj të shtunën. E telefonoj shpesh, sapo më dëgjon, thotë fjalët e para: Përshëndetje bos, je i pagabueshëm”.

Galliani ka shumë kujtime me kampionin suedez. Me njërin prej tyre qesh edhe sot, dhjetë vite më vonë: “Ai sapo kishte nënshkruar dhe të gjithë shkuam për të festuar në darkë. Doa të paguaja, por karta ime e kreditit, pasi u provua 2-3 herë, nuk funksionoi. Në këtë situatë pagoi Ibra, por unë e ngushëllova: Mos u shqetëso, paga do të funksionojë gjithmonë. Plasën të qeshura të çmendura”.

Related posts

Juventus, Allegri shijon fitoren më të vështirë

Sadik.Autor

(VIDEO) Milan në avantazh ndaj Interit, kuqezinjtë prekin kualifikimin

Q.Autor

SHKËLQEN NË HUNGARI/ Uzuni i jep fund krizës së golit me Ferencvaros, vihet në ndjekje të… Asanit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment