Futboll Seria A Sport

SYNON FUTBOLLISTË ME EKSPERIENCË/ Conte i fal Milanit talentin për veteranët, “tërbohen” tifozët “Zikaltër”!

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka acaruar së tepërmi tifozët e Interit, pasi është i fokusuar vetëm te “veteranët”. Numri një i stolit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë Aleksandar Kolarov, ndërsa ka larguar nga lista një futbollist të talentuar.

Sandro Tonali ishte një objektiv i zikaltërve, por nuk qëndron më diçka e tillë. Tekniku nuk e do futbollistin e Brescias dhe kombëtares së Italisë, pasi synon të marrë futbollistë me eksperiencë, por që kanë vite mbi shpatulla. I pari është Arturo Vidal që është i larguar nga skuadra e Barcelonës dhe pret vetëm të gjejë klubin e ri, pasi Koeman nuk e ka në plane.

N’Golo Kante është dëshira e madhe, por diçka e tillë duket më e vështirë. Chelsea do të paktën 50 milionë euro për lojtarin, ndërsa Conte duhet të sakrifikojë Brozovicin, Gagliardinin dhe Eriksenin për të arritur te futbollisti. Largimi i Interit nga gara do të thotë se Milani e ka derën e hapur për të arritur te Tonali.

Related posts

Kalendari i F1-shit për vitin 2019, largohen dy pista legjendare?

Sadik.Autor

Letra prekëse e ish-futbollistit të Kombëtares: Jetoj keq, me vetëm 170 euro

Q.Autor

GUARDIOLA SHOKON ME DEKLARATËN/ Ja çfarë thotë për Liverpool: Nuk ka rëndësi nëse…

Delo.autor

Leave a Comment