Futboll La Liga Sport

NGA PIQUE TEK SERGIO BUSQUETS/ Ja lojtarët që dikur ishin të paprekshëm dhe tani shpërfillen nga Barcelona

Lojtarë si Serxho Buskets, Hordi Alba, Serxhi Roberto dhe Xherard Pike nuk do ta kenë aspak të lehtë qëndrimin e tyre te Barcelona. Tre të parët, me përjashtim të Pikesë, do të duhet që të rishikojnë kontratat e tyre për të shpëtuar klubin nga aspekti ekonomik, pas pandemisë së Koronavirusit.

Për më tepër ata nuk do të jenë më në qendër të vëmendjes nga trajneri Ronald Kuman, i cili u ka dhënë një shans për qëndrimin. Dikur ishin të paprekshëm dhe Barcelona nuk bënte dot pa ta, por gjërat kanë ndryshuar. Serxho Buskets, për shembull, është lojtari i pestë më i paguar në skuadër me 15 milionë euro, Roberto i dhjeti me 10 milionë, ndërsa Alba merr 9 milionë euro.

Por klubi mendon se këto shifra nuk korrespondojnë me rolin që do të kenë këta futbollistë në sezonin e ri. Trajneri holandez dëshiron që të aktivizojë të rinjtë dhe të mësipërmit do të kenë rol dytësor në ekip. Do të jetë e vështirë që ata të pranojnë lehtësisht të ulin pagën e tyre, por duhet ta bëjnë një sakrificë nëse duan të qëndrojnë te Barcelona. Nëse këtij grupi i shtojmë edhe Lionel Mesin, atëherë kjo do të thotë se 5 futbollistët që kanë bërë ligjin në klub në vitet e fundit, tani janë të skarcuar dhe pa “grada”. Sa shpejt ikën koha…

Related posts

FYREJE RACISTE NË DREJTIM TË “DARDANËVE”/ Politikani gjerman i bën apel UEFA-s: Dënoni bullgarët…

Delo.autor

“KJO FITORE…”/ Vëllai i Strakoshës: Te Lazio i kanë borxh Thomasit (FOTO)

F.autor

MENAXHERI I RI I ARSENALIT/ Emery vazhdon dominimin me fitore në Europa Ligë

Isa.Autor

Leave a Comment