Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Hamilton pranon: Nuk kam rivalë, kampionati është i mërzitshëm

Fuqia e padiskutueshme e Mercedes në garë dhe fakti se pas shtatë garash ka 47 pikë avantazh me rivalët ka bërë që Lewis Hamilton të pranojë se ky sezon i Formula 1 është shumë i mërzitshëm. Piloti britanik ka fituar deri më tani 5 gara, duke qenë lider i padiskutueshëm.

“Unë jam një pilot që bëj pak gabime. Edhe të tjerët po ashtu. Në shumë pista është e vështirë të parakalohet, ndaj garat bëhen të mërzitshme për ne që jemi në pistë dhe për tifozët që e shohin nga ekrani. Unë shpresoj që në garat e tjera të duelojmë me shumë me Bottas e Verstappen”, tha Hamilton.

“Shpresoj që tifozët ta kuptojnë se nuk është faji ynë, as i makinave. Duhen ndryshuar shumë gjëra në këtë sport që të ketë më shumë rivalitet në pistë. Shpresoj që nga viti 2022 ky sport të jetë më tërheqës për të gjithë. Uroj që të mos shohim më gara të tilla si këtë vit”, tha Hamilton.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA E MUAJIT KORRIK/ Shqipëria dhe Kosova ngjiten në renditjen e FIFA-s (FOTO)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME PARMËN/ Ronaldo: Shumë shpejt do shihni “Zonjën e Vjetër”…

Delo.autor

U SHPALL KAMPION BOTE PËR HERË TË SHTATË/ Hamilton: Ky do të jetë momenti kur do të tërhiqem nga Formula 1

Delo.autor

Leave a Comment