Futboll Seria A Sport

VETËM BARAZIM ME BOSNJËN/ Mancini: Na mungoi shkëlqimi…

Nga 17 nëntori 2018 deri më 4 shtator 2020. Seria e gjatë e sukseseve të njëpasnjëshme të Italisë përfundoi pas gati dy vitesh. Në të vërtetë, ekipi i trajnerit Roberto Mancini nuk humbi, por nuk arriti të shkojë përtej barazimit 1-1, si pritës, në ndeshjen debutuese të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, kundër Bosnjës.

Trajneri i axurrëve, i intervistuar nga mikrofonat e “Rai”, pas fishkëllimës së të trefishtë të kryesorit, nuk fshehu një aluzion: “Më vjen keq, edhe sot ekipi u përpoq të shënonte gola deri në fund. Kishte pak lodhje, por djemtë bënë mirë edhe sot. Shkëlqimi mungonte, por është diçka normale. Boshnjakët luajtën një ndeshje si ajo e disa muajve më parë në Torino. Edhe atëherë u mbyllën pas dhe na bllokuan. Në këto raste, një shkëlqim i vogël do të kishte shërbyer për të bërë diferencën”.

Tani, Italia do të përplaset me Hollandën, e cila, ndërkohë, mbrëmë mundi Poloninë 1-0: “Ne do të mbajmë të njëjtin sistem loje, por do të ndryshojmë disa lojtarë, sepse janë me pak stërvitje. Do ta shohim nesër”.

Related posts

Tre ”shqiponjat” e Akhmat Grozny, Bekim Balajt s’i kish ndodhur kurrë kjo!

Sadik.Autor

“ME SARRIN KEMI NDRYSHUAR SHUMË”/ Flet Ronaldo: Mosha për mua thjesht një numër…

Delo.autor

U SULMUA SHOKU I EKIPIT ME KORE RACISTE/ Shpërthen ylli i Juventusit: Është për të ardhur keq që…

Delo.autor

Leave a Comment