Futboll Shqipëri Sport

“PËR KOMBËTAREN JAP 100% NË FUSHË”/ Odise Roshi: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Lituaninë

Rëndësinë e fitores me Bjellorusinë në Minsk e theksoi edhe Odise Roshi, por ky sukses, sipas futbollistit të Akhmat Grozny-t duhet të shoqërohet me një tjetër 3-pikësh ndaj Lituanisë.

“Është një kënaqësi të nisesh me një 3-pikësh në Bjellorusi, nuk ishte e lehtë, ishte ndeshje e vështirë, por ekipi ka bërë një ndeshje shumë të mirë dje. Tani pas dy ditësh kemi një ndeshje tjetër me Lituaninë, nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Të marrim dhe një 3-pikësh tjetër dhe pastaj të shikojmë për ndeshjet e radhës.”

Formacioni: Besoj se çdo lojtar do të luajë nga fillimi, është normale, por gjithmonë e kemi thënë në çdo lloj interviste, sa herë na jepet mundësia, të gjithë lojtarët, edhe unë jap 100% në fushë, bëjmë detyrën, pastaj është trajneri që e vendos se kush luan dhe kush nuk luan. Por kënaqësia është gjithmonë që të luash nga fillimi. Unë bëj më të mirën, kam dëshirë të luaj nga fillimi si çdo lojtar, por kur na jepet mundësia japim maksimumin për kombin tonë, luajmë në radhë të parë për veten, familjen pastaj për të gjithë shqiptarët.

Gati për Lituaninë: Ekipi është shumë mirë, përderisa fitoi 0-2. Bjellorusia i ka pasur të gjithë lojtarët dhe nuk ka bërë pauzë. Ne bëmë një fitore shumë të mirë dje, 0-2. Besoj se edhe fizikisht jemi shumë mirë, tani të shohim ndeshjen e radhës. T’ia lëmë më mirë fushës. I rëndësishëm është 3-pikëshi, po fitove, çdo gjë është në rregull.

Related posts

E dashura ‘ilaçi’ i Sane për mungesën në Botëror, çifti ‘arratiset’ në Kaliforni (Video)

Sadik.Autor

U LËNDUA NGA TËRMETI TRAGJIK/ Dy futbollistët e Kombëtares surprizojnë vogëlushin 10-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

ARSENAL-RENNES/ “Topçinjtë” thellojnë shifrat, shënon Aubameyang

Delo.autor

Leave a Comment