Futboll La Liga Premier League

Pogba në Madrid? Mourinho reagon ashpër pas raportimeve se ka prishur marrëdhëniet me francezin

Mourinho i ka quajtur gënjeshtra raportimet se ka prishur marrëdhëniet me Pogban.

Vendimi për ta lënë në stol Paul Pogban dhe për ta nxjerrë nga ndeshja në tri sfidat e fundit, ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet për raportet mes francezit dhe trajnerit, Jose Mourinho. Madje u raportua se Real Madridi ka bërë gati 120 milionë euro dhe dëshiron të shfrytëzojë këtë tollovi të krijuar te Djajtë e Kuq.

Por, Jose Mourinho ka reaguar ashpër duke i quajtur gjitha gënjeshtra, teksa i dërgoi mesazh Pogbas se nuk është ai që ishte kur u transferua nga Juventusi për 89 milionë funte.

“Kur ju thoni se ka shumë spekulime, duhet të thoni ka shumë gënjeshtra sepse unë e pranoj dhe Pogba e pranon se nuk është duke luajtur mirë në ndeshjet e fundit, kjo është e gjitha”, u shpreh Mourinho.

“Është problemi im, problemi i lojtarit. Është gënjeshtër e madhe që nuk kemi raporte të mira, gënjeshtër e madhe që nuk komunikojmë, është gënjeshtër e madhe që nuk pajtohemi me pozicionin e tij në fushë”.

“Kështu që, jeni realist dhe thoni atë që të gjithë e dimë: në disa ndeshje të fundit nuk ka luajtur mirë dhe kjo është e gjitha. Tani është problemi im dhe i Pogbas që të tentojmë të përmirësojmë paraqitjet e tij”, theksoi mes tjerash Mourinho.

Related posts

VIJON TË QËNDROJË NË ARREST SHTËPIE/ Ronaldinho pranë rikthimit në futbollin e luajtur, kushti i vetëm është…

Delo.autor

YLLI GOMEZ DREJT LARGIMIT NGA ATALANTA/ Drejtori sportiv i Milan-it: Ne nuk duam të përfshihemi në këtë çështje

Delo.autor

“MURI I INTERIT”/ Skriniar: “Interesimi i Mourinho nga Man United? Vlerësim i madh, por…”

Isa.Autor

Leave a Comment