Futboll Kategoria Superiore Sport

BLLOKIMI I MERKATOS NGA “CAS”/ Çështja “Çinari”, ja shpresa e fundit për Partizanin

Çështja “Çinari” i ka dhënë një goditje të fortë Partizanit në prag të sezonit të ri, pasi e ka privuar nga shumë plane dhe lëvizje.

KAS-i me vendimin e ndërmjetëm la në fuqi dënimet e FIFA-s për të kuqtë, por situata mund të ndryshojë në përfundim të gjykimit të çështjes, pasi dihet se Partizani ka ngritur padi në KAS ndaj FIFA-s, Istras, Vllaznisë dhe lojtarit të tyre Erald Çinari.

KAS-i i Lozanës në përgjigjen e dhënë përmes e-mailit për “Panorama Sport” ka konfirmuar se vijon procesi për këtë çështje, por akoma nuk është përcaktuar data e gjyqit. KAS-i në faqen e tij ka publikuar kalendarin e gjyqeve deri më 9 dhjetor, por çështje “Çinari” nuk figuron askund deri në këtë datë.

Related posts

Zyrtare/ Emiljano Vila kalon tek Skëndërbeu, kontratë 1.5-vjeçare

Q.Autor

“Lautaro do të ketë një klauzolë 111 milionë € tek Inter”

Sadik.Autor

“TRONDITET PORTA”/ RONALDO shënon një gol të jashtëzakonshëm nga 30 METRA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment