Futboll Seria A Sport

FUTBOLLISTI “KRISET” ME LAZION/ Inter dhe Napoli përgatisin ofensivën për ta transferuar

“Nëse është ky qëndrimi që kanë dhe do të vazhdojnë në rrugën e tyre, ndoshta rinovimi nuk do të jetë më në mendjen time”.

Fjalët e rënda të prononcuara nga Françesko Açerbi kundër klubit të Lacios kanë hapur skenarë të rinj në merkato deri dje jo të eksploruar, edhe pse ish-mbrojtësi i Sasuolos është një nga pikat kryesore të skuadrës bardhekaltër dhe, si i tillë, konsiderohet një element i pazëvendësueshëm për Simone Inzagin.

Skadenca e kontratës në vitin 2023 (kur lojtari të jetë 35 vjeç) në teori i lejon presidentit Klaudio Lotito të shohë drejt dhe të mos thellohet në diskutimin për rinovimin, por normalisht pakënaqësia e serbit duhet “kuruar”. Ndër të tjera, sipas “La Gazzetta dello Sport”, është shfaqur edhe interesimi i Napolit dhe Interit.

Related posts

Përplasja Marquez-Rossi, polemika gjatë takimit të Komisionit për Sigurinë në MotoGP

Sadik.Autor

Dhuna kundër tifozit të Liverpool, dy italianë presin vendimin e gjyqit

Sadik.Autor

Panucci: Nuk kishim kokë, as këmbë. Lojtarëve u kishte mbaruar benzina

Sadik.Autor

Leave a Comment