Futboll Seria A Sport

“DËGJOJ TË PËRMENDEN EMRA CILSORË”/ Trezegue zbulon objektivin numër një të Juventus

Juventus do të riniset me Pirlo-n.

Klubi bardhezi kërkon të shlyejë një sezon zhgënjyes në Europë, që ka arritur kulmin me eliminimin në 1/8-at nga Lyon-i.

Një dështim që i ka kushtuar shkarkimin Maurizio Sarri-t, i cili ndihmoi klubin të fitonte titullin e nëntë radhazi në Serinë A.

Ish-sulmuesi i Juventus, David Trezeguet, ka folur për kursin e ri të ndërmarrë nga bardhezinjtë me Pirlo-n, duke fiksuar objektivin për sezonin e ardhshëm:

“Pirlo ka luajtur dhe ka fituar në nivele të larta, kështu që më duket e drejtë të thuhet se me atë objektivi numër një është Champions League”, ka thënë francezi.

“Do të duhet t’i jepe kohë që të japë kontributin e tij, duke parë se jemi shumë afër fillimit të kampionatit dhe grupi nuk ka punuar shumë bashkë”.

“Megjithatë, Juventus mbetet një skuadër fituese, titujt janë pjesë e gjakut të saj dhe objektivat për t’u arritur janë të qartë. Sulmuesi? Do të jetë Pirlo që do të përcaktojë atë që është më i përshtatshëm”.

“Dëgjoj të përmenden emra cilësorë, nga Dzeko te Suarez dhe Cavani. Janë të gjithë lojtarë të mëdhenj dhe jam i sigurt se kushdo që të shkojë tek Juventus do ta përshtatë lojën e tij me kampionët e mëdhenj që janë që tani në ekip”.

Related posts

KOKAINA I SHKATËRROI KARRIERËN/ Ish-bomberi italian gati të kthehet në fushë në moshën 47-vjeçare

Delo.autor

KA STËRVITUR MODRIC/ Drejtori i ri i Kombëtares: Shqipëria e ka brumin, ja plani për…

Isa.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Shehi me “artileri të rëndë”, Daja me shumë mungesa në derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment