Futboll Sport

HISTORIKE/ De Biasi e bën sefte me Azerbajxhanin, ish-trajneri i Shqipërisë triumfon në transfertë

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e Azerbajxhanit. Skaudra e tij triumfoi me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Qipros falë golit të Medvedev në minutë e 29-të.

Kujtojmë që ky është takimi i dytë që italiani drejtor azerët, pasi në debutim u mposhtë në shtëpi nga Luksemburgu me përmbysje 1-2. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për Azerbajxhanin, që e rikthen fuqishëm në garë për vendin e parë. Skuadra e De Biazit bën pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Malin e Zi, Luksemburgun dhe Qipron.

64-vjeçari, i cili disponon edhe pasaportën shqiptare, do të tentojë të shkruajë historinë me përfaqësuesen e tij të re, siç bëri me kuqezinjtë.

Related posts

Wenger: Jam vetëm një i punësuar te Arsenali

Q.Autor

SFIDA NDAJ GREQISË PËR “QATAR 2022″/ Sulmuesi Rashica: Është kthyer motivimi dhe shpresojmë që…

Delo.autor

DORTMUND-MANCHESTER CITY/ Pritet një sfidë spektakolare dhe e “luftuar” nga të dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment