Futboll Kategoria Superiore Sport

SPIKATI NË EUROPA LEAGUE/ Ofertë 130 mijë euro nga Turqia për titullarin e Kukësit…

Kukësi është duke u përgatitur për ndeshjen kundër Volfsburgut, por situata brenda skuadrës “zien” sa i përket merkatos, qoftë në hyrje dhe dalje. Është pikërisht Eduart Rroca, për të cilin ka pasur një ofertë konkrete në klub nga Turqia. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se një skuadër e Superligës turke (emri mbahet sekret nga klubi verilindor) është gati të japë 130 mijë euro për blerjen e kartonit të fanazistit te Kukësi.
eduart rroca
Performanca mjaft e mirë e 27- vjeçarit ndaj Slavias së Sofies ka rënë në sy për mirë tek agjentët turq. Për shkak se negociatat mes palëve janë në një fazë shumë të rëndësishme, te Kukësi janë kujdesur që gjithçka të mbahet e fshehtë deri në arritjen e marrëveshjes së plotë. Palët janë në bisedime e sipër, por pritet edhe një miratim i presidentit Gjici për këtë transferim. Klubi rrezikon ta humbasë Rrocën në janar 2021, pasi atëherë i skadon kontrata, prandaj dhe interesi në këtë moment për ta shitur është i madh. Drejtuesit e klubit e kanë situatën në dorë, duke parë mirë çdo detaj në lidhje me 27-vjeçarin.

Rroca është një ndër shtyllat e Kukësit, ku në 33 ndeshje sezonin që lamë pas në kampionat, arriti të shënojë edhe 4 gola. Kukësi shpenzoi 50 mijë euro për blerjen e fantazistit nga Luftëtari në janarin e vitit 2019. Rroca firmosi për dy vite me Kukësin dhe për 5 muaj i përfundon kontrata.

Related posts

YLLI I REAL MADRID VAZHDON “FLIRTIN” ME TAYNAN/ Shikoni çfarë i shkruan Vinicius Jr në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Inter-Liverpool. Rezultati 0-2

Delo.autor

SKANDALI I AUDIOVE TË PEREZ/ Real Madrid sulmon ashpër gazetarin: Ke shantazhuar për 10 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment