Futboll Sport

FRIKËSON JUVENTUSIN/ Mesazhi i Luis Suarez në rrjetet sociale ngre DYSHIME (FOTO)

Prej ditësh në Itali e Spanjë po flasin për një marrëveshje mes Juventusit dhe Luis Suarez për transferimin e këtij të fundit te klubi kampion i Italisë, ndërsa së fundi kanë aluduar se sulmuesi uruguaian po pengohet nga mungesa e një pasporte europiane.

Mediat në Itali kanë shkuar deri aty sa kanë folur edhe për një provim të Suarez në Ambasadën Italiane në Spanjë, për t’u pajisur me pasaportë italiane dhe për t’iu bashkua më pas Juventusit, por vetë sulmuesi ka hedhur poshtë gjithçka sot.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqej i lumtur duke u stërvitur me Barcelonën, Suarez ka shkruar se ndërkohë që lexon vazhdimisht lajmet “fake”, ai vijon të qeshë.

“Ndërkohë që lajmet “fake’ vijojnë të publikohen, unë qesh”, shkroi uruguaiani në diçiturën e fotos së shpërndarë në Instagram ,ku shfaqej mjaft i qeshur në një seancë stërvitore me Barcelonën.

Luis Suarez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman dhe pritet të lërë Barcelonën këtë verë, por kontrata e tij skadon më 2021-shin dhe sulmuesi nuk ka ndërmend të largohet pa marrë më parë një bonus për prishjen e parakohshme të bashkëpunimit.

Image

Related posts

FESTA E TITULLIT TË SERIE A/ 3000 tifozë dhe ndalim i alkoolit, ja skenari i Inter-it pas ndeshjes ndaj Sampdorias…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Vëmendja totale te Barcelona-Inter, në fushë Bajerni i Mynihut dhe Liverpuli. Ja sfidat e mbrëmjes së sotme

F.autor

Trajneri i ri Italisë do të debutojë me një ndeshje historike

Sadik.Autor

Leave a Comment