Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Serie A në kaos, të gjithë presidentët kryejnë testin anti-covid

Lajmi i pozitivitetit me koronavirus i presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka vënë alarmin në Serinë A. Numri 1 i Napolit ka qenë dje i pranishëm në Asamblenë e Ligës së Serisë A të Futbollit, së bashku me 19 presidentët e tjerë.

Në këtë asamble nuk ka qenë e detyrueshme mbajtja e maskës, pasi ishte respektuar protokolli i distancimit social. Ndërkohë që, gjatë Asamblesë ka patur edhe takime “kokë më kokë”, ndaj është marrë vendimi që të gjithë presidentët e Serisë A të kryejnë tamponin.

Kjo është një masë e detyrueshme dhe të gjithë presidentët do të hyjnë që sot në karantinë deri në marrjen e përgjigjes së tamponit.

Related posts

ZYRTARE: Martin O’Neill rinovon kontratën me Irlandën e Veriut

Q.Autor

Tifozët e Fiorentinës “kopjojnë” Bufonin, anullohet penalltia

Sadik.Autor

“MË I MIRI NË BOTË ME FANELLËN “KUQEZI”/ Teo “fluturues”: Dua derbin dhe Champions, lyej flokët me stemën e Milan nëse…

Delo.autor

Leave a Comment