Një situatë e paprecedentë u regjistrua në miqësoren mes Kukësit dhe Bylisit që po zhvillohej në stadiumin e qytetit të Librazhit.
Kur po luhej minuta e 50-të e ndeshjes Kukësi-Bylisi, ka plasur grushti mes lojtarvë dhe menjëherë stafet respektive kanë vendosur të ndërpresin takimin. Një ndërhyrje e rëndë mes dy futbollistëve ka bërë që situata të precipitojë. Deri në atë moment po fitonte Bylisi 1-0.
Në lidhje me këtë situatë të pazakontë ka reaguar edhe klubi i Kukësit, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare shkruan: “Ndeshja miqësore mes Kukësit dhe Bylisit u ndërpre në pjesën e dytë. Loja e ashpër, bëri që situata të dalë jashtë kontrollit dhe për këtë arsye, trajneri vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha. Kjo ndeshje shërbente për provë lojtarësh, nuk kishte pikë dhe as përfitime!”