Sport Të tjera

SURPRIZA FERRARI/ Makinë të veçantë për garën nr.1000 në Formula 1

Gara e radhës e botërorit 2020 në Formula 1 do të zhvillohet në pistën italiane të Mugello, që është edhe shtëpia e makinës Ferrari. Në këtë garë, makina e famshme italiane do të festojë garën e saj nr.1000 në Formula 1.

Natyrisht që ky sezon nuk është aspak i mbarë për Ferrari, që po kalon shumë probleme, por për këtë garë njëvendëshja italiane do të jetë speciale. “Kokëkuqja” e kësaj gare do të jetë një rikthim në të shkuarën, një makinë që i frymëzohet asaj të viteve ’50, kur debutonte në Formula 1.

Ngjyra e makinës nuk do të jetë e kuqe, por vishnje. Makina italiane është e vetmja në historinë e Formula 1 që ka marrë pjesë në të gjitha sezonet e garave të automobilizmit. Për këtë garë do të lejohen 2800 spektatorë, gara e parë me tifozë e këtij viti.

Related posts

U KAP PËR TEJKALIM SHPEJTËSIE/ Ecte me 156 km në orë, merret vendimi për mesfushorin Ozil

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Benitez: Newcastle të kërkojë lojtarë jashtë Anglisë

Isa.Autor

ZBULON GJITHÇKA NGA JETA E TIJ/ Messi thur elozhe: Ishte bukur kur luaja kundër…

Delo.autor

Leave a Comment