Shqipëri UEFA

Skënderbeu i përgjigjet akuzave të UEFA-s

Pasditen e sotme UEFA publikoi një shkrim ku thuhej se inspektorë të saj janë kërcënuar me jetë nga Shqipëria, për shkak të hetimit që po i bëhet Skënderbeut.

Pas këtij shkrimi ka reaguar menjëherë klubi i Skënderbeut. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Skënderbeu ka bërë me dije se klubi korçar nuk ka kërcënuar askënd.

“Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.

Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.

Nëse ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shpërndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij.

Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri”, shkruhet në reagimin zyrtar të klubit Skënderbeu.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ “Ndizet” derbi, GUERRILSAT publikojnë KËNGËN E RE të Partizanit (VIDEO)

Isa.Autor

PLASI SHERRI MASIV NË VLORË PAS NDESHJES/ Administratori: Shumë e trupshme. Nuk dua boksierë, por…

Delo.autor

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Kombëtarja në “karantinë”, ja çfarë rrezikohet

Delo.autor

Leave a Comment