Basketball Të tjera

Rikthehet kampionati, nesër supersfida Tirana-Goga në basketboll

Pas një pushuimi të gjatë, gati 2 muaj, rikthehet Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra. Nesër do të luhen tri takimet e javës së 11-të, ato të Grupit A për femra, ku spikat sfida mes Tiranës dhe Goga Basket, që tri javë më parë ishin përballë njëra-tjetrës në finalen e Kupës së Shqipërisë. Dy skuadra që synojnë titullin dhe vijnë në këtë sfidë me objektivin për ta fituar atë, por bardheblutë duken më favoritë, duke qenë se luajnë në fushën e tyre. Nga kjo sfidë do të përftojë Flamurtari kampion në fuqi, që pret në fushën e tij Skënderbeun, ndërkohë që interesante edhe sfida mes Vllaznisë e Studentit, që luajnë për një vend në play off.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A

17 shkurt, Flamurtari – Skënderbeu, ora 11:00 (Vlorë)

17 shkurt, Vllaznia – Studenti, ora 14:00 (Shkodër)

17 shkurt, Tirana – Goga Basket, ora 18:00 (Fahrie Hoti)

Related posts

MOTO GP/ Vendimi surprizë, dy garat botërorit e në pistën e Misano me tifozë

Delo.autor

Çiklizëm, aksident i rëndë për kampionen olimpike Kristina Vogel

Sadik.Autor

BASKETBOLL/ SHQIPËRIA del “duarbosh” nga Europiani, REKORD KATASTROFIK për 18-vjeçarët

Isa.Autor

Leave a Comment