Futboll Seria A Sport

“NA DUHET PATJETËR NJË “PYKË/ Pirlo: Ronaldo gati për një sezon të…

Andrea Pirlo u shfaq i kënaqur pas suksesit 5-0 të Juventusit ndaj Novarës në miqësoren e parë para nisjes së sezonit të ri:

“Djemtë punuan shumë, janë stërvitur mirë. Ishte e rëndësishme, pasi ishte ndeshja e parë me të gjithë lojtarët në dispozicion”.

Trajneri i Juventusit e ka të qartë se drejton një skuadër që nuk të jep shumë kohë për të arritur objektivat, pasi duhet të jesh fitues që në fillim:

“Është normale që një trajner i Juventusit duhet të fitojë. Ishte kështu kur erdha si futbollist, e njëjta gjë edhe si trajner.”

Sa i përket merkatos, Pirlo nuk u fsheh:
“Më duhet një “pykë” sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse ka kohë deri më 4 tetor”.

Pirlo nuk hyri në detaje sa i përket sistemit në lojës, kur u pyet nëse funksiononte mbrojtja me tre:

“Ne po provojmë zgjidhje të ndryshme, në varësi të lojtarëve që kemi në dispozicion. Kemi ende 7 ditë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e së dielës së ardhshme. Skuadra duhet të ketë entuziazëm, më duket se futbollistët po mësohen me mënyrën e re të punës dhe po argëtohen. Sezoni do të jetë i gjatë”.

Cristiano Ronaldo gjeti golin dhe tregoi se është në formë:

“Ai është mirë, lëviz me lehtësi, siç e demonstroi sot, dhe është i gatshëm për të zhvilluar një sezon të shkëlqyeshëm. Kthimi i tifozëve ndaj Sampdorias? Shpresojmë që të mund të hapim një pjesë të stadiumit, sepse kemi nevojë për publikun si i gjithë futbolli italian”.

Related posts

LEO MESSI NUK I MBYLL DERËN BARCELON/ Mbetet i hapur për rinovimin e kontratës

Delo.autor

Merkato, Manchester United zyrtarizon transferimin e parë të janarit

Q.Autor

Benzema luan sot ndeshjen numër 100 në Champions League

Q.Autor

Leave a Comment