Basketball Sport Të tjera

NBA/ Pas eliminimit nga play off, Houston mbetet edhe pa trajner

Mike D’Antoni ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e trajnerit të skuadrës së Houston Rockets, post të cilin e ka mbuluar në 4 sezonet e fundit. Gjatë këtyre viteve, ai është zgjedhur dy herë si trajneri më i mirë i vitit në NBA.

Trajneri italo-amerikan, 69-vjeç, pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Philadelphia, ende pa drejtues. Gjatë katër sezoneve te skuadra e Houston ai arriti 217 fitore në 319 ndeshje, duke qenë trajneri më i suksesshëm në historinë e këtij ekipi.

D’Antoni vendosi të largohet në fund të kontratës së tij 4-vjeçare, vetëm pak orë pas skuadra e tij u eliminua nga gjysmëfinalet play off (humbi 1-4 serinë ndaj Lakers). Vendin e tij pritet ta zërë asistenti i tij, Sam Cassell, i sponsorizuar nga vetë D’Antoni.

Related posts

Iniesta pranon: Javën e ardhshme do të zbuloj të ardhmen

Sadik.Autor

MESSI FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Portugalia befason me këtë reagim: Më i miri është… (FOTO)

Delo.autor

E ÇUDITSHME NË KUPËN E TURQISË/ Shikoni në çfarë terreni luajnë milionerët Robinho dhe Demba Ba (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment