Futboll Kategoria Superiore Sport

PLAS NË GJIROKASTËR/ Luftëtari bojkoton stërvitjen prej financave

Luftëtari në mëshirë të fatit! Lojtarët bojkotojnë stërvitjen e sotme pasi drejtuesit janë “zhdukur” dhe nuk po i japin asnjë zgjidhje situatës. “Panorama Sport” zbulon se unanimisht skuadra ka vendosur të mos dalë në të dyja seancat e parashikuara për sot, ndërkohë që ka munguar në Gjirokastër edhe vetë trajneri serb, Marko Jovanoviç.
Luftetari Oriku
Ky i fundit ka sqaruar se ka udhëtuar në vendlindje për shkak të një problemi familjar, ndërsa lojtarët duke mos parë asnjë reagim nga klubi për çështjen e financave nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje derisa të sqarohen nga presidenca.

Luftëtari merr pjesë këtë sezon në Kategorinë e Parë dhe nisur nga problematikat e mbartura që ka prej borxheve të shumta, tashmë e ka të vështirë të ndërtojë një ekip pretendent për t’u rikthyer shpejt në elitë, paçka se drejtuesit kanë premtuar gjëra të tjera.

Related posts

Akuzoi politikën e Kroacisë, zbulohet autori i “letrës së Dalic”

Isa.Autor

Granit Xhaka nuk ndalet: Moj Serbi rrjetën ta shpova…

Sadik.Autor

SIGUROI TITULLIN E 8 RADHAZI TË JUVENTUSIT/ Bonucci BEFASON: Duke nisur nga sezoni i ardhshëm…

Delo.autor

Leave a Comment