Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Luajti dhe fitoi gjithçka në Premier, kthehet pas thuajse 4 vitesh

Branislav Ivanovic kthehet në Premier League dhe ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Ëest Brom.

36-vjeçari u largua nga Chelsea në shkurt 2017 dhe ka kaluar tre vitet e fundit e gjysmë në Rusi me Zenit Saint Petersburg.

Ivanovic bëhet nënshkrimi i gjashtë i Slaven Bilic gjatë verës pas ardhjeve të Grady Diangana, Matheus Pereira, Cedric Kipre, David Button dhe Callum Robinson.

Image

“Premier League është liga më e mirë në botë. Unë kam nevojë ta sfidoj veten time dhe jam gati për sfidën. Jam vërtet i lumtur që jam kthyer”.

“Shpresoj se do të jem i suksesshëm këtu. Kam shumë ambicie dhe dua të provoj shumë gjëra. Do të jap gjithçka për ekipin.”

Mbrojtësi serb kaloi nëntë vjet te Chelsea midis 2008-2017, duke fituar 10 trofe të mëdha që përfshinë Ligën e Kampionëve 2012.

Ivanoviç, i cili mund të luajë si mbrojtës i djathtë ose qendërmbrojtës, ishte i lirë pasi u largua nga Zenit pas përfundimit të Premier League të Rusisë në 22 korrik.

Related posts

LIVE/ Brazil-Peru, starton finalja e Copa America në “Marakana”

Delo.autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kampioni i peshëngritjes

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Surprizohet Kukësi, Aponia “shtang” verilindorët në Fier

Delo.autor

Leave a Comment