Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ 36 milionë euro në vit, tifozët janë gati të paguajnë super rrogën e Suarez

Edhe në Meksikë ëndërrojnë Luis Suarez.

Uruguaiani i Barcelona-s pëlqehet nga shumë klube dhe nga shumë tifozë, si ata të Atlas, formacion që luan në Liga MX. Klubi ka bërë një peticion:

“Në Jalisco (qyteti i Atlas) jemi 8.368.602 banorë: nëse gjysma e këtyre janë tifozë me Atlas, atëherë do të kishim 2.092.150 tifozë kuqezinj”.

“Nëse secili prej nesh, – lexohet në faqen e tifozëve të Atlas Toda La Vida, – do të jepte 35 pesos në muaj (rreth 1.40 euro), do të mund të nënshkruanin Luis Suarez dhe t’i jepnim fund shterpësisë së sulmit tonë”.

Rezultati, për informacion, do të ishte 3 milionë euro në muaj, me një rrogë mbi 35 milionë euro në vit. Një shifër që mund ta tundojë Pistolero-n.

Related posts

MILAN PËRGATIT RINOVIMIN PËR “GARDIANIN”/ Dy klubet e mëdha gati sulmin për portierin Donnarumma. ja emrat…

Delo.autor

SERIE A/ Napoli-Empoli: DERB SHQIPTARËSH mes Hysajt dhe Veselit, Ancelotti do 3 pikët

Isa.Autor

“Më mirë 1 titull çdo 10 vjet me Romën, sesa të fitoj çdo vit me Juven!”

Q.Autor

Leave a Comment