Të tjera

Europiani i shtangës “transferohet” në Bukuresht, Shqipëria shkon me 7 sportistë

Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, që ishte parashikuar të zhvillohej në Tiranë më datat 26 mars- 1 prill do të zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, po në këto data. Ky event iu hoq Shqipërisë pas skandalit doping me shtangisten Romela Begaj dhe dorëheqjes së presidenti të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Situata e krijuar solli mjaft rrëmujë në sportin e peshëngritjes, si në vendin tonë ashtu dhe te ndërkombëtarët, që nisën të kërkonin një shtet tjetër organizator dhe në fund u përzgjodh Rumania.

Edhe pse u përfol për një moment të vështirë për peshëngritjen shqiptare, vendi ynë do të marrë pjesë në këtë event Europian, me shpresën që të marrë medalje. 7 janë shtangistët e përzgjedhur për të garuar për flamurin kuqezi në Europianin e Bukureshtit. Për femra është vetëm peshëngritësja Evangjelia Veli, ndërsa për meshkuj do të garojnë Romario Avdiraj, Arbër Çerçizi, Briken Calja, Daniel Godelli, Erkand Qerimaj e Krenar Shoraj. Shtangistët kanë kohë që përgatiten për këtë event ku synojnë zonën e medaljeve.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari prezanton makinën e “rilindjes”, objektivi titulli kampion

Delo.autor

“AI ËSHTË ME MUA”/ Bashkëshortja e Schumacher bën rrëfimin e rrallë: Kurrë nuk fajësova Zotin për atë që ndodhi

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Garat e Kanadasë dhe Brazilit në dyshim, Formula 1 bëhet gati për “planin B”

Delo.autor

Leave a Comment