Futboll Premier League Sport

TOTTENHAM I FRIKSHËM/ Dyshja Kane-Son mposhtin të vetëm Southampton me “POKER” golash e asistesh

Totenhemi ka marrë fitoren e parë në kampionat, teksa ka mundur thellë në transfertë Southemptonin 2-5. Ishte Kejn që shënoi në fillim, por goli i anglezit u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Më pas vendasit e Southempton surprizuan duke gjetur golin e avantazhit me anë të Ings në minutën e 32-të. Por një super dyshe si Son dhe Kejn përmbysën gjithçka. 4 gola nga koreani dhe 4 asiste dhe 1 gol nga anglezi. Son shënoi në minutat 45, 47, 64 dhe 73 me Kejn që dha të gjitha pasimet kyçe për gol.

Sulmuesi anglez e gjeti golin në minutën e 82-të. Kështu Murinjo merr fitoren e parë në Premier Ligë, pasi në ndeshjen hapëse u mund nga Evertoni në shtëpi 0-1. Në fundin e ndeshjes Ings shënoi nga penalltia për vendasit, por ky gol vlen thjesht për statistika. Kujtojmë se Totenhemi luan të enjten ndeshjen për raundin e tretë të kualifikuesve kundër Shkëndijes së Tetovës në Europa Ligë.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Vllaznia mposht Kastriotin në “Loro Boriçi” dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

BËN KRAHASIMIN MES DY “JASHTËTOKËSORËVE”/ Greenwood: Ronaldo është i shkëlqyeshëm, por Messi…

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Vdes ish-presidenti i gjigantit të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment