Futboll Premier League Sport

LAMPARD KRITIKOHET NGA LEGJENDA E CHELSEA/ Chris Sutton: Kepa s’është portieri që prisnim

Chelsea humbi me rezultatin 0-2 ndaj Liverpoolit dhe gafa e portierit Kepa ishte skandaloze duke i falur golin e dytë Manes. Ish-futbollisti i Chelsea, Chris Sutton, ka kritikuar shumë ashpër trajneri Frank Lampard që i beson ende portierit.

“Mund të shpenzosh një thes me para për të përforcuar sulmin tënd, por çfarë ka kuptimi ka ta bësh për një portier që nuk pret? Kepa i ka kushtuar Chelseat 78 milionë euro në 2018-ën, por nuk ka qenë kurrë në gjendje të bëhej portieri që të gjithë prisnin.

“Është konrmuar blerja më e keqe e Chelseat në Premier League. Futbolli të jep gjithmonë mundësinë ta nisësh nga e para, por Lampard duhet të provojë të fitojë një trofe që në këtë sezon, por kështu nuk është e mundur”, u shpreh Sutton.

Related posts

PO MAHNIT/ LAUTARO komenton golin e ÇMENDUR: E shpika, sepse ishte mënyra e vetme…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Marrëveshje Juventus-Fiorentina, mesfushori largohet nga Torino

F.autor

Kupa e Botës 2018, shumë janë në garë me kohën, dikush tjetër është dorëzuar!

Sadik.Autor

Leave a Comment