Futboll Seria A Sport

LUAN NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Klubi i Serisë A punon të transferojë sulmuesin shqiptar…

Sulmuesi 21-vjeçar shqiptar Andi Zeqiri konsiderohet si kandidat për të kaluar te Parma.
Klubi nga Emilio-Romanja po punon për të sjellë 5 lojtarë të rinj. Gazetari i merkatos Xhanluka Di Marcio raporton se futbollistët: sulmuesi Andi Zeqiri, qendërmbrojtësi Xhordan Osorio, mbrojtësi i djathtë Xhulian Biankone, qendërmbrojtësi Lautaro Valenti dhe sulmuesi Embrima Kolej janë piketuar si futbollistë të ardhshëm të Parmës.

Zeqiri spikati në Zvicër sezonin e kaluar duke shënuar në kategorinë e dytë në Zvicër duke realizuar 17 gola në 33 ndeshje. Ai përfaqëson Zvicrën U21, por përflitet se mund të përfaqësojë në të ardhmen Kosovën.

Për 21-vjeçarin ka patur interesime dhe nga klube angleze dhe franceze.

Kujtojmë që te Parma luan dhe mbrojtësi i Shqipërisë Kastriot Dermaku.

Related posts

FULHAM-ARSENAL/ Pas një asisti nga Willian, Gabriel ndëshkon portierin e kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta, Starton pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

TRE GOLA NË DY NDESHJET E FUNDIT/ Reja nuk e grumbulloi në Kombëtare, mbrojtësi shqiptar “e përshëndet” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment