Futboll Kategoria Superiore Sport

LAÇI NUK E LËSHON KOLLAJ SULMUESIN NWABUEZE/ Ja shuma që kërkojnë kurbinasit për ta lënë të lirë

Pasi zgjidhën një “hall” për mesfushën duke rinovuar për dy vite me Regi Lushkjan, Laçi është përqendruar te sulmi. Klubi pret që të shesë Kyrian Nwabuezen, që u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. Nigeriani me nënshtetësi amerikane është nën kontratë me kurbinasit edhe për një vit, por drejtuesit presin që të përfitojnë nga një transferim i mundshëm i tij jashtë vendit.

Ofertat nuk kanë munguar, por deri më tani nuk e kanë bindur plotësisht klubin për ta shitur. “Panorama Sport” mëson se Laçi kërkon një shumë prej 300 mijë eurosh për ta lënë të lirë Nuabuezen. Menemenspor ka qenë skuadra që ka shfaqur më shumë interes, por akordi nuk është arritur. Gjithsesi, shpresohet se deri në mbylljen e merkatos në Superiore, pikërisht më 2 tetor, të merret një vendim për të ardhmen e “bomberit”. Bardhezinjtë i kanë paraprirë largimit të mundshëm të tij, duke afruar në skuadër qendërsulmuesin nga Liberia, Van Dejv Harmon.

Related posts

SHORTI NË CHAMPIONS LEAGUE/ Reali “peshkon” Liverpool, PSG kërkon hakmarrje ndaj Bayern. Ja përballjet…

Delo.autor

TË FIKSUAR PAS KUMBULLËS/ Lazio ofron dy shqiptarë për të bindur Veronën, ja emrat

Delo.autor

KËRKOHET NGA NAPOLI DHE TOTTENHAM/ Lojtari i “Los Blancos” mendon largimin, merr ofertë joshëse nga…

Delo.autor

Leave a Comment