Futboll Kombëtarja Sport

E KËRKOI TIRANA/ Mbrojtësi i Kombëtares drejt kalimit në kampionatin italian

Arlind Ajeti mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali, më saktë në Serinë B.

ajeti

Prej dy vitesh, mbrojtësi nuk po kalon momente të mira, teksa është kushtëzuar edhe nga dëmtimet. Nga shkurti i sezonit të kaluar, mbrojtësi është pjesë e Vejlse në Danimarkë, teksa në merkaton e janarit u përfol edhe për një interesim të Tiranës për mbrojtësin.

Megjithatë tashmë karriera e futbollistit mund të vazjdojë në Itali, aty ku sipas gazetarit të njohur Alfredo Pedulla, e kërkon skuadra e Rexhinës, e cila militon në Serinë B.

Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë piketuar pikërisht Ajetin, që do i pëlqente një rikthim në Itali, ku ka luajtur për Krotonen, Frozinonen dhe Torinon.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid. Rezultati 2-2

Delo.autor

“SCHUMACER NUK ËSHTË I NJËJTI”/ Neurokirurgu italian: Ish-piloti ka ndryshime në strukturë dhe organikë

Delo.autor

VIDEO/ Liverpool kalon në avantazh ndaj Tottenham, Salah autor i golit

Q.Autor