Futboll La Liga

Benzema dhe statistikat e tij të dobëta

Karim Benzema është lojtari që vuan më shumë këtë sezon në nivel personal. Sulmuesi francez është golashënuesi i shtatë në historinë e klubit “Los Blancos”. Që nga viti i kaluar, statistikat e tij kanë rënë ndjeshëm. Këtë sezon ai ka shënuar vetëm gjashtë gola në 26 ndeshje, shifra të dobëta për një lojtar pretendent si ai. Në 21 ndeshje i bie të mos ketë shënuar asnjë gol.

Për 13 muaj lojtari nuk ka arritur të rigjejë formën e tij të mirë, duke u kthyer kështu në një problem për trajnerin Zidane, i cili edhe pse i ka shprehur besimin ka rënë në dilemë për aktivizimin e tij. Vitin e fundit, në 54 ndeshje ai ka shënuar vetëm 15 gola, ku në 41 prej tyre ka mbyllur takimin pa prekur asnjëherë rrjetën. Shifra tepër të dobëta për 30-vjeçarin.

Related posts

PRAPASKENAT/ “Rrëmujë” në shtëpinë e Romës, Xheko del kundër trajnerit Fonseka. Bojkotohet stërvitja

Delo.autor

BARCELONA-BETIS/ Mbrojtja e “Katalanasve” në gjumë, sulmuesi Sanabria rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Arsenali shfaq interes për mesfushorin e Nicës

Sadik.Autor

Leave a Comment