Futboll Shqipëri Sport

KËRKOHEJ NGA PARMA/ Sulmuesi Zeqiri drejt kalimit në Premier League tek klubi…

Sulmuesi shqiptar Andi Zeqiri pritet të jetë lojtari më i ri i ekipit të Premier Ligës angleze Brajton. Futbollisti i Lozanës dhe Zvicrës U21 thuhet se ka arritur akordin me “pulëbardhat” dhe në orët në vijim do të kryejë analizat mjekësore.

Lajmi raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Klubi i Serisë A Parma interesohej për 21-vjeçarin e lindur në Zvicër, por këmbëngulja e Brajtonit duket se ka dhënë efektin e duhur.

Sezonin e kaluar Zeqiri realizoi 22 gola, 10 asiste në 37 takime me ekipin e Lozanës. Kujtojmë që Federata e Futbollit të Kosovës po bën përpjekjet maksimale për t’i dhënë Zeqirit fanelën e “Dardanëve”.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Trajneri më i mirë zgjidhet Arteta, ja formacioni ideal i javës së parë

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Gafë e pafalshme e Xhakës, mesfushori shqiptar lë nam në Premier League (VIDEO)

Delo.autor

TRAJNERI PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Conte e thotë troç: Nuk do ta drejtoj këtë klub italian

Delo.autor

Leave a Comment