Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter befason rivalët, ka gati zëvendësuesin e Skriniar

Jashtë Skriniar, brenda Smalling.

Mund të jetë kjo lëvizja e bujshme e merkatos e Inter-it, sipas Calciomercato.com.

Tottenham-i i  Mourinho-s e do qendërmbrojtësin ne Londër, Marotta është në kërkim të alternativës që mundtë vijë nga një operacion me Manchester United, që do të zemëronte shumë Roma-n, skuadra ku anglezi ka luajtur sezonin e kaluar.

Nuk ka akoma oferta zyrtare nga ana e Tottenham për Skriniar, por nëse do të ketë, Inter duket se e ka gjetur zëvendësuesin e sllovakut: Chris Smalling.

Marrëdhëniet mes zikaltërve dhe United janë shumë të mira, veçanërisht pas operacioneve për Lukaku-n dhe Alexis Sanchez. Ja pse duket me të vërtetë e mundur kjo lëvizje e merkatos për t’iu përgjigjur shitjes së mundshme të Skriniar.

Gjithsesi, operacioni Smalling mund edhe që të mos lidhet me shitjen e sllovakut. Me lamtumirën e Godin, në fakt, mund të jetë e domosdoshme të gjendet një emër i fundit për të kompletuar ekipin.

Inter e ka të qartë atë që duhet të bëjë dhe në orët e ardhshme pritet të vihet në lëvizje.

Related posts

Më në fund rikthehet kapiteni i Bayern dhe Gjermanisë

Sadik.Autor

Inter do të fitojë 25 milionë euro, sepse Kondogbia po shkelqen tek Valencia

Q.Autor

E PABESUESHME/ Pas Ronaldos, tjetër lojtar largohet nga Reali i Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment