Bundesliga Futboll Sport

KËRKESA E “ÇMENDUR” E ALABAS/ Bayern nuk plotëson dëshirën e mbrojtësit

David Alaba dhe Bayern Munchen po negociojnë prej muajsh për rinovimin e kontratës, por diçka e tillë nuk po arrihet. Futbollisti i kombëtares së Austrisë u ka bërë me dije klubit kërkesat e tij dhe duket se palët janë shumë larg mes tyre.

Lojtari polivalent kërkon një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 400 mijë eurosh në javë, ndërsa kampionët kanë tjetër ide. Ata ofrojnë vetëm 4 vite kontratë dhe japin 290 mijë euro në javë.

Palët janë shumë larg njëra-tjetrës dhe me shumë mundësi lojtari do të largohet. Bayerni nga krahu tjetër ka prekur pak në formacionin e ekipit që fitoi gjithçka këtë sezon, ndërsa Davies, pasardhësi i Alabas është në skuadër.

Related posts

“JU DËRGOJ PUTHJE DHE GËZUAR PASHKËT”/ Vajza bukuroshe e ish-futbollistit tërbon rrjetin me pozat seksi (FOTO)

Delo.autor

Reali në ankth, United hidhet në ‘sulm’ për Harry Kane

Q.Autor

Simeone e ndjek ndeshjen midis Atleticos dhe Arsenalit nga tribunat

Sadik.Autor

Leave a Comment