Futboll La Liga Sport

MESSI DHE SUAREZ SËRISH NË TË NJËJTIN EKIP? Presidenti i Atleticos: Nëse “Pleshti” dëshiron të bashkohet me shokun e tij…

Luis Suarez u largua nga Barcelona për të kaluar te skuadra tjetër spanjolle, e Atletiko Madrid, ku shkëlqeu që në debutim me dopietë golash dhe asist, ndonëse u aktivizua vetëm nga stoli.

Shumë i kënaqur për afrimin e uruguaianit është shfaqur presidenti i Atletikos, Enriko Çerezo, i cili ka folur edhe për një ribashkim të mundshëm të Mesit me Suarezin. Argjentinasi dhe uruguaiani ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe Çerezo nuk ka nguruar ta ftojë Leon te Atletiko.

“Në jetë kur ti do diçka duhet ta marrësh. Nëse Leo kërkon të luajë me Suarezin, unë i them atë që thuhet me shaka ‘Hajde në shtëpi për Krishlindje’. Me dëshirën e madhe gjithçka është e mundur.”, u shpreh Çerezo.

Enrique-Cerezo-Atletico-Madrid-2019

Në këtë mënyrë presidenti i Atletikos i bën Mesit një ftesë të hapur, ndonëse është në formën e një shakaje.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË PËR MOSHAT/ Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të U-17 dhe U-19

Delo.autor

SHQIPËRIA U-17/ Paraqitje dinjitoze në miqësoren e dytë, Kombëtarja barazon me Bosnjën

Delo.autor

VIDEO/ Pësoi gol, ja çfarë bën nga inati ky portier

Q.Autor

Leave a Comment