Futboll Seria A Sport

YLLI 25-VJEÇAR RIKTHEHET NË ITALI/ Shkon për të kryer vizitat mjekësore, sulmuesi i Serisë A del pozitiv

Sulmuesi 25-vjeçar senegalez Keita Balde rikthehet të luajë në Serinë A, këtë herë me ekipin e Sampdoria, pas dy sezonesh në Francë me Monaco. Por debutimi i tij me fanellën e skuadrës së Sampdoria është shtyrë. Shkak është bërë koronavirus.

Lojtari ka kryer vizitat mjekësore, që kanë dalë mjaft mirë, por nuk ka dhënë të njëjtin rezultat tamponi, që e ka nxjerrë sulmuesin pozitiv me Covid-19. Për pasojë, ai nuk mund të luajë këtë fundjavë dhe është vendosur menjëherë në izolim.

Klubi i Sampdoria sqaron: “Vizitat mjekësore nuk evidentuan asnjë problem, por gjatë zbatimit të normave anti-covid rezultoi se lojtari ishte lehtësisht pozitiv. Ai ndodhet në izolim dhe nuk ka patur asnjë kontakt me pjesën tjetër të skuadrës”.

Related posts

“EURO 2023” U-21/ Shqipëria pa Muçin, gati kthesa kundër Kosovës

Delo.autor

“EURO 2020″/ Mjaftojnë 4 minuta lojë, sulmuesi Kane ndëshkon Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

Spekulimet për largimin nga Atletico, Simeone merr vendimin përfundimtar

Q.Autor

Leave a Comment