Të tjera

Akili uron për Pavarësi: Jam krenar që ngrita flamurin e Kosovës në Paris

Xhudisti kosovar, Akil Gjaka, ka uruar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Gjakova e fitoi medaljen e artë në grand slamin e Parisit në fillim të këtij muaji, duke u bërë xhudisti i parë kosovar në kategorinë e meshkujve që e arrinë këtë veçori, transmeton Express.

Ai thotë të jetë shumë krenar që e ka ngritur flamurin e Kosovës në kryeqytetin francez në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Medalja, ka thënë ai, është dhuratë për këtë festë.

“Urime ditëlindja Kosovë. Krenar që arrita ta ngrit flamurin e Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë. Në video momentet më të bukura të fitores sime në Grand Slamin e Parisit, dhuratë për shtetin tim, Kosovën”, ka shkruar Gjakova në Facebook.

Related posts

NBA/ Boston fiton ndaj Torontos, Irving shkëlqen

Isa.Autor

PAS DY MUAJSH NGA ZHGËNJIMI NË “US OPEN”/ Rrëfehet Djokovic: Ja pse vendosa të luaj në Paris

Delo.autor

10 javë nga starti, Shqipëria lë pa ‘shtëpi’ Kampionatin Europian

Q.Autor

Leave a Comment