Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Lëvizje mjeshtërore e Igli Tares, rinovon me yllin spanjoll…

Lazio ia ka dalë të mbajë një nga lojtarët e saj më të mirë. Bardhekaltrit kanë njoftuar rinovimin e kontratës, deri në vitin 2025, me Luis Alberto. Kjo ka ndodhur pikërisht në ditëlindjen e tij. “S.S. Lazio njofton se ka zgjatur kontratën ekonomike të futbollistit Luis Alberto Romero Alconchel deri më 30 qershor 2025”, – njofton klubi kryeqytetas, me drejtor sportiv Igli Tare.

Marrëveshja e mëparshme e spanjollit skadonte më 2022. Një shenjë tjetër pozitive për Simone Inzaghi, pas rinovimit të Immobile dhe konfirmimit të Milinkovic-Savic. Sezonin e kaluar, spanjolli dha asiste në kuota dyshifrore, për herë të dytë që kur luan për Lazio, ga viti 2016. E ardhmja e tij është vendosur përfundimisht, te bardhekaltrit.

Related posts

SHOKOHEN SERBËT/ Edhe kapiteni i Zvicrës bën SHQIPONJËN në stadiumin e Kaliningradit

Isa.Autor

E FUNDIT/ Tirana përforcon sulmin, prezanton futbollistin e shumëpritur në merkato

Delo.autor

Arritën suksesin në Maltë, futbollisti i Kukësit i bindur: Shohim përpara (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment