Futboll Sport

DIKUR MIQ, SOT KUNDËRSHTARË/ Mourinho në nerva e sipër nuk kursen as “nxënësin” e tij Lampard (VIDEO)

Trajneri i Totenham Hotspurs, Jose Mourinho i njohur si ‘Special One’ kur vjen puna tek nervat nuk pyet as miqtë e tij.
Teksa luhej Totenham-Chelsea për Carabao Cup, kupa e tretë për nga niveli i rëndësisë në Angli, Mourinho shkëmbeu disa fjalë me Lampard.

Portugezi po i bënte me shenjë anglezit se dikush nga stoli blu po fliste shumë. Mourinho iu ankua Lampardit, teksa ky i fundit pa dyshim mbrojti anëtarët e vetë të stafit blu.

Mourinho dhe Lampard njihen për marrëdhënien e shkëlqyer kur bashkë kanë qenë tek Chelsea, portugezi si trajner kurse anglezi si një nga lojtarët kyç.

Por tashmë që ky i fundit është bërë trajner, duket se gjërat nuk janë njësoj si më parë.

Related posts

REALIZOI 5 GOLA NË 3 NDESHJE/ Sulmuesi i Kosovës shpallet “Lojtari më i mirë i shtatorit” në kampionat (FOTO)

Delo.autor

Presidenti hyri në fushë me armë në brez, PAOK-u rrezikon dënimin

Q.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Publikohen formacionet zyrtare mes Barcelonës dhe Sevillas

Isa.Autor

Leave a Comment