Futboll Sport

U SKUALIFIKUA NGA EUROPA LEAGUE/ Por nuk iu ndanë zakonit. Tirana bën gjestin e veçantë pas ndeshjes

U skualifikuan, por nuk iu ndanë zakonit. Bardheblutë u treguan tejet të rregullt në mbyllje të ndeshjes, duke i pastruar vetë dhomat e zhveshjes.

Gjithçka e lanë ashtu si e gjetën, pa asnjë letër apo shishe të hedhur në tokë. Ky gjest është i gjithi për t’u përshëndetur dhe sidomos në kohë pandemie, ku higjiena është kthyer në kryefjalë. Edhe pse kanë qenë më shumë se të mërzitur, futbollistët e Tiranës kanë lënë gjithçka në rregull në stadiumin “Wankdorf”.

Njësoj vepruan edhe pasi luajtën me Dinamon e Tbilisit. Kryeqytetasit i eliminuan gjeorgjianët, por kjo s’i pengoi mediat vendëse që t’i bënin jehonë veprës së tyre.

Related posts

MANU GINOBILI MES LEGJENDAVE/San Antonio tërheq fanellën me nr.20

Isa.Autor

Ajeti, mbrojtësi më i mirë në Serie A

Q.Autor

NDRYSHIM PLANI/ Ronaldo nuk po përshtatet, Garcia paralajmëron rikthimin e madh

F.autor

Leave a Comment