Futboll Seria A Sport

NUK DI TË NDALET NË SERIE A/ Atalanta makineri perfekte, shtyp Cagliarin dhe kap kreun

Atalanta nuk di të ndalet në Serie A dhe duket se është ekipi për t’u mundur në këtë kampionat. Djemtë e Gasperinit fituan me rezultatin 5-2 ndaj Cagliarit duke marrë 9 pikë në 3 ndeshjet e para të kampionatit dhe kapi kreun me pikë të plota.

Sfida nisi mirë për vendasit që shënuan me Muriel në minutën e 7′, ndërsa Godin barazoi shifrat në 1-1. Vendasit reaguan menjëherë me anë të Papu Gomezit, ndërsa Pasalic u rikthye te goli. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-1 dhe golin e fundit me Zapatan.

Pjesa e dytë solli vetëm dy gola të tjerë, miqtë ngushtuan diferencën me anë të Joao Pedros, ndërsa vendasit u dhanë shuplakën përfundimtare me golin e Lammers për 5-1. Berat Gjimshiti luajti 90 minuta të plota dhe dhuroi një paraqitje të mirë.

Related posts

HISTORIKE! Këtë që ka arritur trajneri Zidane, nuk e ka bërë askush

Sadik.Autor

PAS OPERACIONIT NË TRU TË IKONËS SË FUTBOLLIT/ Panik në familjen e Maradonës. Shtrohet në spital me COVID-19…

Delo.autor

“NUK MENDOJ PËR TË ARDHMEN”/ Zidan: Bëhet skandal, nëse flas për arbitrat

Delo.autor

Leave a Comment