Futboll Shqipëri Sport

TRE GOLA NË DY NDESHJET E FUNDIT/ Reja nuk e grumbulloi në Kombëtare, mbrojtësi shqiptar “e përshëndet” me dopietë

Mbrojtësi shqiptar, Herdi Prenga është duke kaluar një formë mjaft të mirë në kampionatin letonez me fanellën e Rigës. 26-vjeçari çuditërisht nuk ishte prezent në listën e trajnerit Reja të bërë publike ditën e djeshme për 3 sfidat e muajit tetor, pavarësisht se është një titullar i padiskutueshëm te skuadra e ti.

Prenga2

Prenga ka realizuar dopietë në përballjen e sotme ndaj Liepajës, duke u shndërruar në një lider te skuadra e Rigës. Në minutën e 11-të, 26-vjeçari, goditi saktë me kokë, ndërkohë që 15 minuta më vonë, dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Prenga26

Kujtojmë që Prenga realizoi edhe në sfidën e javës së kaluar ndaj Spartaks, duke u shndërruar kështu në një… bomber. Dy ndeshje 3 gola!

Related posts

TRONDITET HYSAJ DHE NAPOLI/ PSG në avantazh ndaj italianeve (VIDEO)

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Endri Çekiçi shënon gol spektakolar (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho dhe lotët e derdhur pas tradhtisë së Alex Ferguson

Isa.Autor

Leave a Comment