Futboll Sport

TIFOZËT NË STADIUME? Presidenti i Federatës së Kosovës bën propozimin e ri

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi kërkon që sfida e përfaqësueses së Kosovës me Slloveninë në 11 tetor të luhet me tifozë në stadium.

Gjatë një takimi që pati me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, kreu i FFK-së propozoi që të zhvillohet sfida e radhës së Ligës së Kombeve me një kuotë të lejuar tifozësh në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Duke qenë se UEFA ka lejuar që të zhvillohen ndeshje me 30% të tifozëve në stadiume të shteteve ku koronavirusi po menaxhohet me sukses, Ademi kërkon që të hidhet hapi i parë drejt rikthimit të fansave të futbollit. Nga ana tjetër, Ministri Zemaj deklaroi se do ta shqyrtojë këtë kërkesë të presidentit të FFK-së Agim Ademi.

Related posts

“MAGJI” NË KOREN E JUGUT/ Një dragua mitike fluturon rreth stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

“PAS OPERACIONIT KAM VUAJTUR SHUMË”/ Asensio kujton makthin: Dridhem kur e mendoj

Delo.autor

Valon Berisha i shënon gol Dortmundit midis Gjermanisë

Q.Autor

Leave a Comment