Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2023, mesfushori firmos me Kukësin

Lojtari i dalë nga akademia e Kukësit, do të mbajë veshur fanellën e qytetit të tij edhe për 3 sezonet e ardhshme.

Domi luajti me ekipin e parë të verilindorëve në 5 ndeshje sezonin e kaluar, ku ia doli të shënojë edhe një gol.

Tashmë me merkaton e mbyllur, te Kukësi punojnë me rinovimin e kontratave të lojtarëve të rinj, që premtojnë për të ardhmen.

Njoftimi i klubit:

Mesfushori i talentuar kuksian Fluturim Domi ka rinovuar me skuadrën tonë deri në vitin 2023.

I dalë nga akademia e Kukësit, mesfushori do të mbajë veshur fanellën e qytetit të tij edhe për 3 sezonet në vijim. Sezonin e shkuar, Domi zhvilloi 5 ndeshje duke shënuar edhe një gol.

Urime dhe suksese Fluturim! Të priftë e mbara!

Related posts

TIRANA ZBARKON NË POGRADEC/ Trajnerit Shehi i pëlqen fusha. Ja çfarë ndodhi në stërvitjen e parë…

Delo.autor

BASKETBOLL/ Kupa e Shqipërisë, FSHB zbardh kalendarin e ndeshjeve (FOTO)

Delo.autor

EURO 2020/ Mebetet enigmë ndarja e grupeve, ja si ndahen vazot për shortin e Europianit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment