Futboll Kategoria Superiore Sport

COVID TREMB PARTIZANIN/ Lojtari bën tamponin dhe rezulton…

Uilliam Melo është një nga lojtarët që ka munguar në këtë periudhë në seancat stërvitore te Partizani dhe aktualisht po përgatitet i diferencuar në palestër.

Shkak është bërë një virozë e stinës që ka kapur brazilianin dhe duke ditur se jetojmë në epokën e “COVID-19”, gjendja fillestare i ka trembur disi “demat”. Për t’i bërë parapritë çdo situate jo të këndshme, klubi e ka izoluar lojtarin dhe i ka kryer tamponët për të hequr merakun e Koronavirusit.

Përgjigjet kanë dalë negative duke konfirmuar se ka qenë thjesht një virozë e stinës. Gjendja e brazilianit tani është stabël dhe shumë shpejt pritet të bashkohet me grupin për të qenë gati për fillimin e sezonit të ri. Melo dje u përgatit i veçuar nga grupi, në sallë force, por edhe më herët ka pasur probleme fizike, duke kaluar nga shqetësimi në shqetësim.

Related posts

Spal 0-3 Roma, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Inter, mbërrin në Milano përforcimi i parë për Spalletti-n

Q.Autor

Ofertë 500 mijë € për Kamer Qakën, Panuçi jep këshilla

Sadik.Autor

Leave a Comment