Futboll Premier League Sport

22 MILIONË EURO DHE ZERO GOLA/ Vjen lamtumira e dështimit më të kushtueshëm në historinë e klubit të Premier…

Ka nga ata që sjellin gëzim duke hyrë. Të tjerë, duke dalë.

Shumë klube po festojnë marrjen e disa lojtarëve që, në letër, premtojnë shumë. Në shtëpinë e Southampton po festojnë për një lamtumirë: atë të dështimit të sezonit. Guido Carrillo.

I transferuar te Southampton si blerja më e shtrenjtë e sezonit, është larguar pa lënë shenjë pas një viti e gjysmë.

Monaco ka fituar 19 milionë sterlina nga ai, rreth 22 milionë euro. Megjithatë, anglezët nuk kanë marrë asgjë në këmbim për investimin e bërë.

Në këto 18 muaj, Carrillo ka luajtur vetëm 7 ndeshje, 5 prej të cilave si tutllar, dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Statistikat e lidhura me shumë e shpenzuar janë të pamëshirshme:

3,8 milionë sterlina për çdo ndeshje si titullar. 42.000 për çdo minutë të luajtur. 118.000 për çdo top të prekur (161). 2.3 milionë për goditje: 8, vetëm 4 prej të cilave në kuadrat.

Related posts

ZYRTARE/ Atalanta në Champions League, Spezia në Serie A

Delo.autor

HISTORIKE/ Një shqiptar bëhet drejtues i klubit rekordmen të Zvicrës

Delo.autor

FITORJA E 3 RADHAZI/ Juventus mposht Cagliarin falë “Përbindëshit” Ronaldo me tripletë

Delo.autor

Leave a Comment