Formula 1 Sport

ANKTH TEK FORMULA 1/ E fejuara e një piloti është me koronavirus

Kaos dhe panik te Red Bull. Helmut Marko, konsulenti sportiv i makinës austriake, ka folur për një rast me Covid-19 që përfshin edhe Red Bull. Gjithçka ka ndodhur gjatë fundjavës kur garohej në pistën ruse të Sochi.

“Aty atmsofera ishte e gjallë, pasi edhe koha ishte e mirë. Jashtë zonës së pistës shumë pak persona mbanin maskë. Konfirmoj se e fejuara e një piloti është infektuar, por për fat të mirë piloti nuk ka dalë pozitiv”, tha Helmut Marko.

Ai nuk ka bërë me dije se për kë pilot bëhet fjalë, nëse është një pilot i Red Bull (Verstappen e Albon) apo i makinës satelit Alpha Tauri (Gasly e Kvyat). Apo një pilot i një makine tjetër.

“Edhe një pilot tjetër ka qenë në një festë, ku kanë dalë pozitivë 3 persona. Për fat të mirë, edhe ky pilot ka dalë negative”, tha më tej Helmut Marko, duke krijuar mjaft panik në prag të garës së radhës së Formula 1, që zhvillohet këtë fundjavë në Gjermani.

Related posts

Komisioni i Disiplinës godet me dorë të rëndë Flamurtarin

Sadik.Autor

PRITET TRANSFERIMI I YLLIT FRANCEZ NË “CAM NOU”/ Valverde jep lajmin e madh: Ja kur mbyllet marrëveshja me Griezmann

Delo.autor

PAS DISFATËS HISTORIKE NDAJ BODO GLIMT/ Mourinho: Përgjegjësia është e imja, kemi humbur kundër një elipi që…

Delo.autor

Leave a Comment