Sport Të tjera

COVID-19 RREZIKON EDHE 2021/ Anullohet turneu i parë, Australian Open në rrezik

Sezoni 2020 ka qenë shumë i vështirë për sportin e tenisit, që u ndal për disa muaj si pasojë e pandemisë Covid-19. Shumë turne u anulluan, përfshi edhe Wimbledon. Gjithsesi, situata nuk duket aspak e mirë edhe për vitin e ardhshëm.

Organizatorët e turneut të Auckland, turneu i parë i vitit në sportin e raketës, kanë vendosur ta anullojnë zhvillimin e tij, si pasojë e pandemisë. Ky turne zhvillohet gjithnjë në janar, pak ditë para grand slam të Australian Open.

Këtë vit, Australian Open i shpëtoi pandemisë, por duket se sezonin tjetër kjo situatë kaosi do të “mbërthejë” edhe këtë turne.

“Jemi të trishtuar të njoftojmë anullimin e turneut ntë Auckland. Për ne, rëndësi ka shëndeti i njerëzve dhe shpresojmë të rikthehemi në vitin 2022”, thanë organizatorët.

Related posts

KAMPIONATI MAQEDONAS/ Fitore me vlera për Shkëndijën, triumfon edhe Shkupi

Isa.Autor

MESFUSHORI I KOMBËTARES I PAFAT/ Shikoni si Gjasula humbet penalltinë në Bundesliga (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Qeveria e futbollit anulon ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katar 2022” në muajin mars, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment